Greqi, lehtësohen edhe me tej kufizimet për turistët

Greqia rihapi aeroportet më të mëdha, në Athinë dhe Selanik, duke nisur kështu fluturimet nga disa vende, ku përfshihet dhe Gjermania.

Aeroportet rajonale do të rihapen më 1 korrik, të mbyllura për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Gjithashtu, autoritetet greke njoftuan sot edhe hapjen e të gjitha muzeve.

Greqia arriti të mbajë nën kontroll shpërthimin e koronavirusit, duke regjistruar shkallë të ulët infeksioni, kryesisht në ishuj, ku pjesa më e madhe e popullsisë janë të moshuar dhe shërbimet mjekësore janë modeste.

Megjithatë, në vend ka ende shqetësime në lidhje me situatën.