Grenell takohet me komunitetin serb, u tregon e kur do ta vizitojë Trump Serbinë

U.S. President Donald Trump's envoy for the Kosovo-Serbia dialogue, Ambassador Richard Grenell speaks during a press conference after a meeting with Serbian President Aleksandar Vucic in Belgrade, Serbia, Friday, Jan. 24, 2020. Grenell is meeting Serbian President Vucic in order to move the dialogue and normalize relations between the two sides.(AP Photo/Darko Vojinovic)

I dërguari special i presidentit amerikan për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, e ka vizituar komunitetin serb në Wisconsin të SHBA-së. Atje, Grenell tregoi se Trump ka thënë se do ta vizitojë Serbinë pasi ta ketë fituar edhe një mandat në krye të SHBA-së.

Grenell gjithashtu u takua privatisht me përfaqësuestë komunitetit Serbo-Amerikan nga Çikago dhe Milwaukee, ku diskutuan marrëveshjen e nënshkruarnë Shtëpinë e Bardhë, zbatimin e saj dhe planet për të ardhmen.

“Ne jemi shumë krenarë për atë që kemi bërë për t’i sjellë Beogradin dhe Prishtinën më afër në bisedimet për ekonominë”, tha i dërguari special i presidentit amerikan për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, Richard Grenell, në fjalimin e tij drejtuar komunitetit serb në SHBA. Grenell gjithashtu përcolli mesazhin e presidentit Donald Trump për komunitetin serb në Wisconsin se marrëveshja e Uashingtonit ishte e vështirë dhe se ata ishin të ngazëllyer për zbatimin e saj. /SHENJA/