“Grenell i fokusuar në bashkëpunimin me Kosovën dhe Serbinë – kjo s’do të ndryshojë”

Emisari special amerikan Richard Grenell do të vazhdojë punën e tij lidhur me çështjen e dialogut mes Kosovës e Serbisë.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi për informim i zyrës së tij, Dick Custin, në përgjigjien e tij për Klan Kosovën, kur u pyet për angazhimin e Richard Grenell pas përfundimit të detyrës në Shërbim të Inteligjencës në SHBA.

”Ambasadori Grenell ka qenë – dhe vazhdon të jetë i përqendruar në bashkëpunimin me Kosovën dhe Serbinë”.

”Ne nuk presim që të ndryshojë”, është shprehur ai, njofton Klan Kosova.