Greenwood vazhdon të jetë në pyetje nga policia pas akuzave për përdhunim dhe sulm

20-vjeçari e kaloi natën në një qeli policie pasi policët u mblodhën mbi akuzat që dolën në dritë të dielën në mëngjes.

Hetuesit e skenës së krimit nga Policia e Mançesterit të Madh u panë të parkuar jashtë shtëpisë së futbollistit në Bowdon, Greater Manchester, të dielën pasdite.

Stafi i sigurisë, që mendohet se ishte siguruar nga klubi ishte i pranishëm në një shtëpi të dytë që zotëron aty pranë dhe ata konfirmuan se prindërit e anglezit ishin brenda.

Manchester United gjithashtu njoftoi se Greenwood është pezulluar për një kohë të pacaktuar pasi akuzat u shfaqën në internet.

Klubi i Premier League fillimisht tha se “nuk e fali dhunën e asnjë lloji”, por më vonë gjobiti yllin me 75 mijë funte në javë pasi nisi një hetim policor.

Ylli anglez është duke parë karrierën që po mbyllet me sponsorin ‘Nike’ që deklaruan se ishin “thellësisht të shqetësuar” dhe do të “monitoronin” situatën.

Imazhet dhe pretendimet thuhet se ishin të dukshme në Instagramin e ish të dashurës, derisa postimet tashmë janë fshirë nga faqet e mediave sociale.