Gratë ukrainase që po bëjnë koktej molotovi për të mbrojtur qytetin

Në qendër të qyteti të madh ukrainas, disa gra janë duke krijuar kokteje molotov. Këto janë armë të bëra vetë, për të mbrojtur shtëpitë dhe rrugët e tyre në Dnipro kundër avancimit të trupave ruse.

Kishte mësues, avokatë dhe amvisa të ciilët ishin të rrethuar me shishe qelqi, lecka dhe karburant. Ata thanë se po përpiqeshin të mos mendonin shumë për atë që po bënin në të vërtetë.

Por ata duan të jenë gati për çdo gjë. Ky qytet nuk është sulmuar, por tashmë po ndjen koston e kësaj lufte. Spitali ushtarak ka 400 shtretër dhe ata janë plot me ushtarë të plagosur nga e gjithë Ukraina lindore.

Në portat e saj, ka një lumë njerëzish vendas që sjellin ilaçe, fasha dhe shiringa dhe asgjë nuk refuzohet.

Banorët e këtij qyteti po mobilizohen. Por ata të gjithë thonë se nuk është për shkak se ata donin të bënin dicka të tillë, por kanë mbetur pa zgjidhje./21Media