Mesfushori shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka e ka pasur një përplasje të ashpër verbale me tifozët e ekipit të tij pas eliminimit nga Arminia Bielefield në DFB Pokal.
Leverkuseni u eliminua në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë nga klubi i Bundesliga 3, Arminia Bielefeld, pasi u mposht me rezultat 2-1 në ‘Schuco Arena’.
Kalimi i Arminia Bielefeldit në finale ishte po aq befasues edhe sa eliminimi i Leverkusenit, i cili shihej si favorit absolut.