Futbollisti Granit Xhaka këtë periudhë po shijon larg angazhimeve profesioanle.
Mesfushori kosovar bashkë me familjen e tij aktualisht ndodhet për pushime në Antalya të Turqisë.
Nga atje 30-vjeçari së fundmi ka ndarë një imazh ku shihet në krahët e bashkëshortes së tij, Leonita.
Çifti shihen të lumtur teksa relaksohen në një ambient të gjelbëruar, ndërsa janë të veshur me shumë stil.
Në imazh Leonita u pa e veshur me një kostum të shkurtër me ngjyrë të zezë, ndërsa futbollisti i Arsenalit zgjodhi një bluzë të bardhë, pantallona të shkurtra me ngjyrë të kaltër dhe atlete.
Ndërkohë, edhe Leonita ka dokumentuar pushimet e tyre përmes postimeve të ndryshme në llogarinë e saj personale në Instagram.
Ndryshe, sa i përket të ardhmes së Xhakës, transferimi i tij tek ekipi i Bundesligës, Bayer Leverkusen thuhet se është çështje ditësh.