Granit Xhaka: Gjithçka shkoi mire ndaj Serbisë, përveç gjestit me Shqiponjën

Granit Xhaka ka folur për gjestin e Shqiponjës pas golit të shënuar ndaj Serbisë në vitin 2018. Për këtë ka folur në intervistën e dhënë së fundi për gazetën zvicerane “Blick” ku ka folur për karrierën e tij, aventurën në Arsenal e po ashtu edhe me Kombëtaren e Zvicrës.

Duke folur për momentet më interesante të tij nëpër kampionate evropiane e botërore, Xhaka ka përmendur ndeshjen mes Zvicrës dhe Serbisë kua ka thënë se aty kishte shkuar gjithçka mirë, por duke e përjashtuar festimin e golit me shqiponjë, gjë të cilën ka thënë se nuk do të duhej ta bënte.

“Po, ka pasur gjithmonë histori të mira. Gjithçka shkoi mirë në ndeshjen e Serbisë. Përveç shqiponjës. Nuk duhej ta kisha bërë këtë.”, ka thënë Xhaka.