Granit Xhaka feston ditëlindjen e 30-të, bashkëshortja i bën një dedikim

Futbollisti shqiptar, Granit Xhaka, po feston ditëlindjen ditën e sotme.

Ai ka mbushur plot 30 vite jetë, shkruan lajmi.net.

Futbollisti ka marrë urime të shumta nga familjarë, miqë e fansat.

Një urim nuk mungoi as nga bashkëshortja e tij.

Ajo ka përmbledhur në një video disa nga momentet e tyre të lumtura, që nga takimet e para.

“Për dashurinë time, për burrin dhe babanë më të mirë në botë, për personin që është më i kujdesshëm e më i dashur. Urime ditëlindjen. Të dua përgjithmonë”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, ata janë prindër të dy vajzave./Lajmi.net/