Grabovci: Ish-krerët e UÇK-së janë shumë mirë, i përcjellin zhvillimet në Kosovë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci sot ka vizituar qendrën e paraburgimit në Hagë ku po mbahen ish-krerët e UÇK-së.

Ai përmes një lidhje direkte në “Info Magazinë” në Klan Kosova ka thënë se ata janë shumë mirë me shëndet.

“Ata me shëndet janë shkëlqyeshëm, shumë mirë si asnjëherë, sa i përketë gjendjes së tyre emocionale, e kanë një qetësi të jashtëzakonshme që janë për t’u marrë shembull. Atyre ajo që u mungon më së shumti, si gjithmonë që u ka munguar është Kosova, vendi i tyre, populli i tyre, atdheu i tyre”, u shpreh ai.