​Grabitjet e armatosura në Prishtinë, kapet një i dyshuar- tjetri në arrati

Hetuesit e Njësitit të hetimeve të Përgjithshme sot kanë identifikuar dy persona të dyshuar për përfshirje në të pakën tri grabitje ditëve të fundit në Prishtinë nën kërcënimin e armës.

Njëri nga të dyshuarit A.A., (31) është arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Për të njëjtat raste policia është në kërkim të një personi tjetër, tashmë të identifikuar, i cili aktualisht ndodhet në arrati.

Hetuesit policorë në koordinim me prokurorin e shtetit kanë kryer edhe kontrolle në tri lokacione (shtëpi), ku në cilësi të provave materiale kanë sekuestruar dhe siguruar dëshmi materiale që lidhen me rastet, përfshirë edhe një veturë.