Grabitet kazinoja në Tetovë, arrestohen dy persona

Policia i ka privuar nga liria personat A.D.(28) dhe A.D.(21), të dy nga Neproshteni, Tetovë, për shkak të dyshimit se rreth orës 4:00 të mëngjesit në një kazino në rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë nën kërcënimin me armë zjarri, kanë marrë nga punëtorët para.

Siç bëri të ditur MPB-ja, personat janë ndaluar në Stacionin Policor Tetovë dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.