Grabitësi rrahu 78-vjeçaren në qendër të Shkupit, e bëri për spital!

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për një rast që ka ndodhur dje në qendër të Shkupit.

Një person e ka rrahur një 78-vjeçare dhe ia ka plaçkitur çantën, pas çfarë 78-vjeçarja është bërë për spital.

“Më 08.10.2021 në ora 15.15 në SPB Shkup nga Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “Shën Klimenti i Ohrit” është denoncuar se tek ata është sjellur M.S.(78) nga Shkupi me lëndime të rënda trupore. Policët kanë dalë në terren dhe kanë konstatuar se M.S. lëndimet i ka marrë pasi një person në rajonin e qendrës e ka sulmuar fizikisht dhe ia ka marrë çantën”, qëndron në kumtesën e MPB-së, transmeton TV21.

Nga atje shtojnë se punohet në zbardhjen e plotë të rastit.