Grabiten 40 mijë euro në një filial banke në Tiranë, i dyshuari largohet me biçikletë

Një grabitje me armë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Tiranë në zonën e Unazës.

Një person ende i paidentifikuar ka grabitur nën kërcënimin e armës një pikë transferesh parash dhe më pas është larguar me biçikletë.

Top Channel, mëson se grabitja ka qenë një shumë parash prej 40 mijë eurosh.

“Më datë 24.06.2023, rreth orës 08:25, në rrugën ‘Tom Plezha’ në Unazë të Re, një person ende i paidentifikuar, i cili mbante një send të dyshuar si armë zjarri, është futur në një pikë për transfer parash dhe këmbimi valutor, ka marrë një shumë parash dhe është larguar me një biçikletë“, ka njoftuar policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën, për të bërë të mundur kapjen e autorit. /Tch

Foto: Top Channel