Gostivarasit 17 vjetë i merret vetura dhe arrestohet, pasi voziste pa patentë shoferi

MPB njofton se më datë Më 10.02.2026 në orën 10:40 në rrugën “Vëllezërit Gjinovski” në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria një 17-vjeçar nga fshati Banjicë e Epërme, rrethina e Gostivarit. Gjatë kontrollit në trafik, zyrtarët policorë kanë ndaluar automjetin e udhëtarëve “BMW” me tabela kombëtare sllovake, të cilin ai e drejtonte, me ç’rast kanë konstatuar se e drejtonte pa leje drejtimi. Me urdhër të prokurorit publik, automjeti është konfiskuar, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse.