Gostivar, vendim për ndërtimin e tre garazheve në kate

Këshilli i komunës së Gostivar, me shumicë votash, miratoi vendim për zgjedhjen e ofertuesit për ndërtimin e tre
garazheve në kate. Këshilli Komunës, paraprakisht ka marrë vendim për realizim të garazheve në kate me partneritet privato-publik.

“Me akt-vendim të kryetarit të Komunës është formuar Komision 5 anëtarësh dhe ky komision e ka bërë shpalljen e konkursit
duke e publikuar në Gazetë Zyrtare, BE dhe tre gazeta ditore. Për dërgim të ofertave, komisioni dha 30 ditë afat. Pas
evalvimit komplet te Ofertave të dorëzuara dhe Raportin e auksionit elektronik është përgatitur Raport përfundimtar i evalvimit të
ofertave me propozim për zgjedhje”, sqaruan nga Zyra për Zhvillim Ekonomik Lokal.

Vlen të theksohet se këto garazhe do të ndërtohen me partneritet publiko-privat dhe se vënia e tyre në funksion, do ta zgjidhë problemin me parkimin në pjesën qendrore të qytetit.