Gostivar: Më shumë pacientë të testuar dalin pozitivë, se negativë

Në Gostivar kanë filluar të kryhen testet e shpejta, kurse rezultatet janë dëshpëruese. Prej 103 testeve të kryera në tri ditët e kaluara, më shumë pacientë kanë rezultuar pozitivë, se sa negativë.
“Nga këto 103 teste të kryera, 54 janë pozitivë, kurse 49 negativë”, deklaroi për Tv Telma Abylkadir Aliu, shef në laboratorin pranë spitalit në Gostivar, transmeton gazeta Lajm.

Për Gostivarin janë ndarë gjithsej 250 teste të shpejta. Kjo është një nga komunat me numër më të lartë të pacientëve të infektuar, kurse vetëm në 24 orët e fundit ka pasur 4 viktima.