Gostivar, i moshuari gjendet i vdekur në një objekt hotelerie

Gjatë ditës së djeshme një 74-vjeçar është gjendur i vdekur në një objekt hoteliere ne Gostivar. Nga Sektori për Punë të Brendshme njoftojnë se mjeket kanë konstatuar vdekje pa shenja dhune.

“Dje (09-janar) në ora 11:20 në SPB-Tetovë eshte raportuar se ne nje objekt hotelierik në rrugën “Zhivko Brajkovski” në Gostivar, ka ndërruar jetë 74-vjeçari N.T.

Mejku nga ndihma e shpejte ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune. Është kryer këqyrja dhe me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i N.T. Është dorëzuar për autopsi”, thonë nga SPB-Tetovë.