Dy mërgimtarë nga Gostivari i kanë dhuruar Komunës një automjet për personat me nevoja ndryshe. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Gostivarit, Arben Taravari, ndërsa nuk ka shpalosur identitetin e tyre. Më këtë rast, Taravari ka shprehur mirënjohje për aktin human të mërgimtarëve.
“Dy vëllezër mërgimtar nga Gostivari, të cilët jetojnë dhe veprojnë në Zvicër i dhuruan Komunës së Gostivarit një automjet për persona me nevoja ndryshe. Në emrin tim personal dhe të qytetarëve të Gostivarit, u shpreh mirënjohje këtyre dy të rinjëve për aktin human dhe kontributin e tyre”, ka shkruar Taravari në Facebook.
Maqedoni Gostivar, dy mërgimtarë i dhuruan Komunës një automjet për personat me nevoja...





