Gordana Jankullovska dënohet me 4 vjet burg

Ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska është dënuar me 4 vjet burg.

Dënimi bëhet në rastin “Target-Fortesa” për shkak të përgjimeve ilegale që janë bërë në vend derisa ka qenë ajo ministre e Punëve të Brendshme, transmeton TV21.

Përveç Jankullovskës, në këtë rast është dënuar edhe ish drejtor i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov dhe 10 persona të tjerë të punësuar në DSK./TV21