Kapiteni i Maqedonisë së Veriut, Goran Pandev për mediat italiane ka folur për dy objektivat e tij gjatë këtij sezoni.
Njëra është që me reprezentacionin e Maqedonisë së Veriut të sigurojë suksesin historik që të luaj në kampioinat europian dhe e dyta Genoas t’ia siguroj mbijetesën në Serie A.
“Deri në fund të sezonit kam dy qëllime-ta çoj Maqedoninë në KE dhe Genoa të mbetet në Serie A. Shpresoj se të dyja do t’i realizojë dhe të kem një fund të lumtur në këtë sezon. Në muajin mars luajmë kundër Kosovës dhe ajo do të jetë ndeshje për ‘ jetë ose vdekje’”, thotë Pandev.
Maqedonia e Veiut e pret Kosovën me 26 mars në Shkup në ndeshjen e pla-off për kualifikimm në Euro 2020. Fituesi i këtij takimi do të ndeshet në finale me fituesin tjetër Gjeorgji-Bjellorusi.