Golden State Warriors janë ndalur pas një serie prej pesë fitoreve radhazi në NBA.
Skuadra e Steve Kerr janë mposhtur në udhëtim nga Cleveland Cavaliers me 11 pikë diferencë 115:104, duke pësuar humbjen e dytë këtë edicion në NBA.
Çereku i dytë ishte vendimtar në këtë duel ku Cavs e fituan me 13 pikë diferencë dhe u shkëputën në rezultat duke e mbajtur atë deri në fund.
Donovan Mitchell ishte fantastik për vendasit me 31 pikë, dy kërcime e shtatë asistime, derisa Garland shtoi 24 pikë të tjera.
Për Warriors nuk mjaftuan as 28 pikët e Stephen Curry që ta shmangin humbjen në këtë duel.
Te fitorja është rikthyer Dallas Mavericks që ka triumfuar para adhuruesve të vet me gjashtë pikë diferencë ndaj Charlotte Hornets 124:118.
Luka Doncic si gjithmonë ishte më efikasi për skuadrën nga Teksasi me 23 pikë, 12 kërcime e nëntë asistime, derisa Kyrie Irving dhe Williams shtuan nga 18 pikë të tjera.




