Gold AG pjesëmarrës në “Marshin për Drejtësi”: Sheshi është i vogël për veprën e çlirimtarëve

Ditën e sotme (e diel) mijëra qytetarë kanë mbushur sheshet në Prishtinë për të marrë pjesë në “Marshin për Drejtësi”.

Kjo në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët nga nesër (3 prill) fillojnë gjykimin në Hagë.

Të pranishëm kanë qenë edhe disa emra të njohur të estradës shqiptare përfshirë reperin, Gold AG.

Arian Agushi (emri i vërtetë) ka publikuar një fotografi në mes të turmës, duke treguar se i është bashkangjitur qytetarëve.

“Sheshi është i vogël për veprën e Çlirimtarëve. Liria ka emër”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë postimit.

Foto: Telegrafi

Qytetarët, që kanë ardhur anë e mbanë trevave shqiptare, kanë nisur tashmë marshimin nga sheshi “Zahir Pajaziti” drejt sheshit “Skënderbeu” – aty ku edhe mbahen fjalimet.

Policia po ashtu ka njoftuar se janë bërë përgatitjet e nevojshme me qëllim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike gjatë marshit. /Telegrafi/