Gold AG kundër Projektkodit Civil që rregullon bashkëjetesën mes personave të gjinisë së njëjtë: Dora që e votoi nuk mund të prek dorën time

Kuvendi i Kosovës ka dështuar kalimin e Projektkodit Civil në lexim të parë.

Në momentin e votimit, të pranishëm në sallë ishin 77 deputetë, ndërsa 16 prej tyre nuk e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës.

Nga 61 deputetët që morën pjesë në votim, 28 prej tyre votuan pro, 29 kundër dhe 4 deputetë kanë abstenuar.

Gold AG (Foto: Screenshot/Facebook)

Projektkodi Civil ndërkohë e definon martesën ndërmjet personave me gjini të ndryshme, si dhe në veçanti për Nenin 1138, paragrafi 2, i cili parasheh “bashkësitë e regjistruara civile me seks të njëjtë”.

Një reagim lidhur me këtë së fundmi e ka bërë edhe reperi Gold AG, i cili tashmë ka treguar se është kundër martesave të gjinisë së njëjtë.

“A ka ndonjë listë dikush, ta di kujt mos me i fol as për dore më? Se dora që e votoi nuk mundet me prek dorën time”, ka shkruar ai.

Gold AG (Foto: Instagram)

Nga ana tjetër, në Projektkodin Civil thuhet se “martesa është bashkësi e regjistruar ligjërisht ndërmjet dy bashkëshortëve të sekseve të ndryshme, me anë të së cilës ata lirshëm vendosin që të jetojnë së bashku si burrë e grua”.