Gold AG dhe Artjola Toska sjellin këngën e re “Sa të du”

Këngëtarët e mirënjohur shqiptarë, Gold AG dhe Artjola Toska, kanë lansuar sot (e shtunë) këngën e re.

“Sa të du” mban titullin bashkëpunimi i tyre, i cili është shoqëruar edhe me videoklip.

Teksti është shkruar nga vet reperi me muzikë nga Gramoz Kozeli.

Foto: Screenshot/YouTube

Aranzhimi i këtij projekti muzikor u bë nga Klajv Kajno dhe Gramoz Kozeli.

Muzika ndërkaq u realizua në studion e Don Production.

Foto: Screenshot/YouTube

Kënga e kompletuar tashmë ndodhet në YouTube, në kanalin zyrtar të Arian Agushit (emri i vërtetë).

Artisti nga Presheva këto ditë paralajmëroi pesë këngë të reja që do t’i sjellë muajve në vazhdim. /Telegrafi/