Shqyrtimi i Projektit “Kodi Civil i Republikës së Kosovës”, në seancën e sotme përfshin nenin i cili hap rrugën hartimit të një ligji të veçantë për lejimin e “bashkësive civile” ndërmjet personave të gjinisë së njëjtë, shkruan lajmi.net.
Kushteta në Kosovë i lejon martesat e gjinisë së njëjtë, por deri më sot nuk janë lejuar me “Kodin Civil” dhe “Ligji për familjen”.
Lidhur me këtë, në rrjet kanë “shpërthyer” reagime të shumta, ku kishte edhe nga ata pro edhe nga ata kundër.
Për këtë ka reaguar edhe këngëtari, Gold Ag, ku përmes një postimi ka treguar se ai është kundër.
“Kush e voton së pari vet le ta provon”, ka shkruar ai.
Ndërsa, sot pritet të shihet se çfarë do të ndodhë më konkretisht./Lajmi.net/