Si çdo sezon tjetër, edhe këtë edicion, gara për “Këpucën e Artë” të Premierligës do të jetë e zjarrtë.
Mohamed Salah prin listën me 16 gola të shënuara deri më tani derisa menjëherë pas tij renditet sulmuesi i Everton, Dominic Calvert-Leëin.
Befasia është mesfushori i Manchester United, Bruno Fernandes.
Ai është i vetëm mes sulmuesve që po lufton për Këucën e Artë.
Edhe Bruno deri më tani ka shënuar 13 gola.
Nga 13 gola kanë edhe Son Heung-min e Harry Kane, derisa më pas vijnë Patrick Bamford (12) dhe Jamie Vardy (11), raporton Gazeta Express.
Më së shumti gola në Premierligë këtë sezon:
◥ Mohamed Salah (16)
◥ Dominic Calvert-Lewin (13)
◥ Bruno Fernandes (13)
◥ Son Heung-min (13)
◥ Harry Kane (13)
◥ Patrick Bamford (12)
◥ Jamie Vardy (11)



