Një 16-vjeçar ka rënë në pranga pasi goditi me thikë vëllain e tij.
Bëhet fjalë për shtetasin e mitur O.O., banues në Luz të Fushë-Krujës.
Pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, 16-vjeçari ka goditur më mjet prerës (thikë) vëllain e tij, shtetasin A.O.,22 vjeç. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës (thikë).
Po kështu, u arrestua nga policia e Durrësit edhe shtetasi kosovar, J.K.,18 vjeç, i cili tentoi të kalojë kufirin me dokumente të falsifikuara.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve i pasaportave ose vizave”.