Goditi me veturë kontenjerët, arrestohet shtetasi turk në Shkup

Policia ka njoftuar se ka kapur shtetasin turk i cili mbrëmjen e djeshme ka goditur disa kontejner dhe një makinë në Aerodrom të Shkupit, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Më 08.11.2025, në orën 22:50, në SPB Shkup është raportuar se rrugën “Mateja Matevski” në Shkup, makina “BMW 5” me targa të Shkupit, i drejtuar nga M.A.A. (22) nga Republika e Turqisë, me qëndrim të përkohshëm në Shkup, ka goditur disa kontejnerë dhe një makinë tjetër “Alfa Romeo” me targa të Demir Kapisë. M.A.A. ka ikuar nga vendi i ngjarjes, por pas masave të marra nga shërbimet policore, ai është kapur shumë shpejt.Kundër tij është ngritur kallëzim për kundërvajtje sipas nenit 33 (shpejtësi e palejuar), nenit 215 (braktisje e vendit të ngjarjes) dhe nenit 228 (drejtim i automjetit nën ndikimin e alkoolit – 0,97 promilë) të Ligjit për sigurinë në komunikacionin rrugor, dhe është dërguar para gjyqtarit për kundërvajtje”, thuhet në komunikatën e policisë.