Një raketë ka goditur një platformë uljeje helikopterësh brenda kompleksit të Ambasadës Amerikane në Bagdad, thanë dy zyrtarë irakianë të sigurisë për Associated Press.
Ambasada Amerikane në Bagdad nuk ka komentuar ende mbi raportet. Të premten, ambasada e ndryshoi alarmin e sigurisë në Nivelin 4 për Irakun, duke paralajmëruar se Irani dhe grupet militante të lidhura me Iranin kanë kryer më parë sulme kundër qytetarëve, interesave dhe infrastrukturës amerikane, dhe “mund të vazhdojnë t’i shënjestrojnë ata”.
Ky kompleks i ambasadës, një prej objekteve amerikane më të mëdha në botë, vazhdimisht është shënjestruar nga raketat dhe dronët nga grupet militante të lidhura me Iranin.
Në fillim të muajit, Departamenti i Shtetit pati urdhëruar personelit jo-emergjent dhe familjarët e tyre të largoheshin nga shtetet e Lindjes së Mesme, përfshirë Iranin, për shkak të rreziqeve për sigurinë.



