Më 18 mars 2026, zyrtarët policorë nga SPB Shkup kanë gjetur personin S.B. nga Shkupi, i cili dy ditë më parë goditi me automjet një këmbësore në rrugën “Vasil Gjorgov” dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Rasti u denoncua më 16 mars rreth orës 16:10 nga Qendra Urgjente e kompleksit të klinikave “Nënë Tereza”, ku u njoftua se një e mitur 11-vjeçare nga Shkupi ishte dërguar me lëndime të rënda trupore si pasojë e aksidentit të ndodhur rreth orës 13:20 në udhëkryqin midis rrugës “Vasil Gjorgov” dhe rrugës servise me rrugën “Naroden Front”. Për këtë shkak, SPB Shkup do të ngrejë kallëzim penal kundër S.B. bazuar në nenin 300 të Kodit Penal për vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në trafik, si dhe sipas nenit 301 për mosdhënie të ndihmës personit të lënduar në aksident komunikacioni.
Lajme Godet 11-vjeçaren dhe arratiset: Policia e Shkupit identifikon shoferin, pritet kallëzim penal




