Gnosethe Auton: Njih Vetveten – sfidat e kombit dhe fesë ndër shekuj

Shkruan : Rexhail Ramadani

Mesazhi i Jezusit ishte t’u mësonte dashurinë njerëzve, edhe pse ajo është një ideale. Prandaj Krishterimi është një fe ideale, sepse thotë: “Duaje fqinjin tënd aq sa veten”. Këtu buron idealizmi, sepse sot nuk ka dashuri. E aq më tepër te Vëllezërit Karamazov, Krishterimin e shpjegon Dostojevski përmes dashurisë aktive të Aljosha Karamazovit.Shqiptarët nuk kanë rrënjë evropiane (në kuptimin e rrymave politike); qe promovua nje kuazi elite qe kemi, madje edhe Ismail Kadare, duke e pasur parasysh faktin qe Europa eshte si koncept modern , ndersa ne si popull vijme prej lashtesise. Por historia thote dicka ata kanë rrënjë autentike fisnore, mbartin elemente të mentalitetit të lashtë dhe e kanë ruajtur këtë element të gjakut përmes gjuhës.Nga ana tjetër, Profeti Muhamed thotë: “Mos ia bëj tjetrit atë të keqe që nuk e dëshiron për vete”. Karakterin e Profetit e mishëron Viktor Hygoi te personazhi i Zhan Valzhanit në romanin Të Mjerët. Mëshira e parë që iu tregua atij (nga peshkopi) e transformoi në një njeri të mirë, i cili më pas e praktikonte mirësinë dhe mëshirën si vlera universale. Në nivel të mesazhit universal ka një paqe të përbashkët, dhe njerëzit e librave të shenjtë, të udhëzuar nga besimi në Zot, gjithmonë kanë gjetur paqe të frymëzuar prej Tij.

Por, duke qenë se kisha u nda në atë Romake dhe Lindore, ndikimi i tyre u zgjerua sipas asaj që quhet “Vija e Jireçekut”: nga Shkupi e sipër ishin katolikë dhe poshtë ortodoksë. Ndikimi i Romës u dha ffenë katolikëve, por shumë kronika që përmend historiani Peter Bartl shpjegojnë se ata e kishin të vështirë ta pranonin plotësisht dogmën, sepse jetonin sipas dokeve dhe kanuneve të tyre autentike malësore.Kur erdhi Perandoria Osmane, pjesa dërmuese e ndërroi fenë për dy arsye kryesore: për të zgjeruar territorin e demografinë, dhe për t’i ikur taksës së fesë (xhizjes), edhe pse taksat e tjera i paguan sërish, sidomos përmes dënimit me gjak (marrjes së ushtarëve për luftërat e perandorisë). Pra, falë kësaj përplasjeje me Perandorinë Osmane, sot ekziston ky territor më i zgjeruar dhe kjo hapësirë fizike. Sepse kur erdhën dyndjet sllave, ishte një luftë e vazhdueshme: herë ata përparonin e u merrnin tokën, e herë këta shkonin tutje.Tashmë, edhe studimet gjenetike, por edhe ato antropologjike, nëse u bëhen malësorëve katolikë dhe malësorëve myslimanë, tregojnë se jo vetëm që kanë të njëjtat gjene me ato 13 fise kryesore, por kanë edhe të njëjtat karakteristika antropologjike dhe mentale.

Lahuta e Malësisë u këndohet njësoj si malësorëve myslimanë, ashtu edhe atyre katolikë. Malësia e ka ruajtur autenticitetin më tepër sepse izolimi gjeografik ka ndikuar në ruajtjen e kodeve të lashta. Meqenëse nuk kishin shkolla, malësorët pak e njihnin Biblën apo Kuranin. Por, me aq pak njohuri sa kishin, ata e kultivonin urtësinë në odat e tyre dhe ishin burra fisnikë. Madje, ishin shumë më besimtarë sesa besimtarët e sotëm të internetit, të cilët çdo gjë e bëjnë për dukje në sytë e të tjerëve dhe jo për autenticitet.Patrikana e Konstantinopojës krijoi “miletin rum”, sepse i ndante njerëzit në bazë të feve sipas Sistemit të Miletit, ku Patrikana e Stambollit i kishte nën juridiksionin e saj të gjithë ortodoksët. Ndërsa të tjerët (myslimanët) konsideroheshin osmanllinj; pra, në konsideratë merrej vetëm feja. Miletit rum ua bëri greqishten gjuhë zyrtare, ndërsa myslimanëve osmanishten. U dha poste, tokë e benefite, por gjuhën shqipe nuk ua pranoi asnjëra palë. Kjo gjuhë u ruajt nga stërgjyshërit tanë, ku malësorët e ruajtën më së miri kodin e lashtësisë.

Në fusha dhe në qytete, edhe pse ishin të të njëjtave fise, sistemi përforcoi identitetin osman, nuanca kulturore të cilat i kemi pasur të pranishme deri vonë. Prandaj, gjithmonë gjuha shqipe jetoi si një gjuhë jo-institucionale që e ruanin malësorët, sepse sa më afër qytetit dhe posteve të ishe, aq më afër shkrirjes së identitetit me atë të perandorisë ndodheshe për shkak të benefiteve. Nuk ka qenë në mes vetëm Zoti, por edhe benefitet, duke marrë në konsideratë modelin feudal të ekonomisë dhe shpërndarjes së tokës.Nga Perandoria Bizantine u krijua një elitë e cila përdorte gjuhën greke, që ishte një gjuhë artificiale (kafarevusa) dhe zyrtare, ndërsa populli fliste shqip. Por, meqenëse gjuha shqipe ishte jo-institucionale, historiani Fallmerayer thotë se te grekët e sotëm nuk ka asnjë pikë gjaku helen, por analizat gjenetike tregojne se greket dhe shqiptaret kane haplotipe te njejta. Por per ti bere greket e sotem u deshte nje aparat represiv i fuqishem shteteror ndersa shqiptaret mbijetuan maleve. Pra gjuha shqipe ishte gjuha biologjike e popullit , e fshatrave ndersa gjuha greke ishte shpikje e ketij populli te lashte si nje gjuhe zyrtare.

Madje, edhe kur u krijua shteti grek, gjuha greke u pastrua sërish nga të gjitha elementet e huaja (shqipe, etj.)kafarevusa . Në vitet kur nisi Revolucioni Grek, Athina ishte një fshat arvanitas me 10000 banore ku flitej shqip, kete e dokumenton historiani i shquar skocez Finlay qe ishte deshmitar okular dhe banonte ne lagjen Plaka ne Athinen e viteve 1820 . Gjithë ajo pjesë që kapte Athinën dhe regjionet e Peloponezit ishte popullatë që fliste shqip, ndonëse kishte edhe vlleh, bullgarë, etj.Pra, Fanariotët (elita e Patrikanës së Stambollit) dhe filohelenët (romantikët që kishin idenë klasike helene) themeluan një aparat shtetëror me ndikimin e madh të Perandorisë Britanike. Ky aparat grek, më pas, përmes formave të ndryshme asimiluese, i “prodhoi” grekët e sotëm nga kjo popullatë e përzier.

Një pjesë dërmuese e shqiptarëve ortodoksë u asimiluan. Rilindasit tanë, që projektuan shtetin kombëtar, e panë këtë rrezik, prandaj më vonë Fan Noli themeloi Kishën Autoqefale Shqiptare për të ndërprerë këtë projekt asimilues.Si Perandoria Bizantine, ashtu edhe ajo Otomane, nuk ua njohën gjuhën këtij populli, ndonëse natyrisht u dhanë poste, tokë, privilegje të shumta dhe tituj të mëdhenj individëve të caktuar.Por, i gjithë problemi doli në dritë në epokën e ndërtimit të komb-shteteve. Duke parë rrezikun që të mbeteshim pa shtet, Rilindasit shqiptarë u fokusuan te gjuha. Kështu, gjuha për herë të parë ndërtohet, standardizohet dhe krijohet alfabeti shqip në Kongresin e Manastirit. Të gjithë rilindasit i dhanë rëndësi të madhe gjuhës dhe ndërtuan elementet kulturore mbi të. Po të shikojmë letërsinë e Naim Frashërit, ai fokusohet te elementi i folklorit që e gjejmë në malësitë tona; ata nuk shkruanin për agallarët dhe bejlerët.Gjithashtu, ata e trajtuan edhe fenë duke i dhënë një dimension më human: “Feja është njerëzia”, shkruante Naim Frashëri.

Kjo u bë sepse sistemi i miletit ua kishte përforcuar identitetin fetar, ndërkohë që identiteti kombëtar ishte i domosdoshëm për të ndërtuar shtet, pasi përçarjet mbi baza fetare shfrytëzoheshin nga fqinjtë kundër formimit të shtetit shqiptar. Prandaj vjen edhe deklarata e famshme e Pashko Vasos se “Feja e shqiptarit është shqiptaria”, që përcillte idenë e bashkimit që të gjithë të luftonin për shtetin shqiptar. Pra, edhe katolikët e veriut, edhe myslimanët, edhe ortodoksët, me sakrifica të mëdha e ruajtën identitetin shqiptar duke i shpëtuar makinerisë agresive të greqizimit dhe sllavizimit.Ku kemi keqkuptime sot? Te moskuptimi i historisë, i elementeve autentike etnokulturore dhe te moskuptimi i dimensionit ontologjik të fesë.Por ka një dallim: Perandoria Osmane ka merita, por ka edhe mëkate. Merita e saj gjeopolitike është se, kur dyndjet sllave i rrudhën gjeografikisht fiset tona, ardhja e osmanëve dhe ndërrimi i fesë krijuan një lloj barriere që na mundësoi demografi dhe gjeografi. Hapësira ku jetojmë ne sot mbase nuk do të ishte kjo që është.

Por, mëkati i saj është se nuk e pranoi gjuhën shqipe dhe nuk i la shqiptarët të zhvillonin kulturën e tyre; i bëri “osmanllinj” për t’i shërbyer perandorisë, ndërsa Patrikanës së Stambollit i la dorë të lirë me gjuhën greke. Kjo e fundit u kthye në një makinë agresive në dorë të Fanariotëve për të asimiluar shqiptarët ortodoksë (arvanitët). Kjo makineri, nga arvanitët, vllehtë, bullgarët, turqit e shumë popuj të tjerë, prodhoi grekët e sotëm.Disa sot e ngrenë në qiell Perandorinë Osmane. Mirëpo, secili e di se si dhe ku kanë jetuar stërgjyshërit e tyre. Perandoria u ndërtoi atyre qytete, rrugë, hekurudha apo u bëri jetën luksoze? I la në mal, në ato rrethana tmerrësisht të vështira për të mbijetuar. Gjergj Fishta e përshkruan shqiptarin me vargjet e tij të famshme: “Shqiptari! Bukën në strajcë e në shtëpi synjori, dyshek tokën e jastëk gurin”. Pra, siç shihet, Sulltani na paskësh sjellë shumë të mira!Pse po i qortoj këta që po e lëvdojnë Sulltanin? Kjo jetë luksoze ishte e Sulltanit, i cili kishte 300 gra dhe jetonte në mëndafsh e luks të madh, e jo e popullit tonë.

Dhe na del dikush sot e thotë se ai paska bërë shumë për ne! Ndërkohë, stërgjyshërit tanë jetonin fiks siç e ka shkruar Fishta: me bukën në strajcë, me dyshek tokën e jastëk gurin.Një pjesë e madhe e atyre që shkruajnë sot nuk kuptojnë atë që tha Martin Hajdegeri: “Shkenca nuk mendon; shkenca teston dhe provon, por filozofia mendon”. Ata na sjellin dokumente të Oliver Jens Schmitt-it, i cili ka lexuar arkivat e perandorive, por harrojnë se ne kemi arkivin tonë natyral: kujtimet e gjyshërve dhe stërgjyshërve tanë.Të ngresh lart meritën e Sulltanit dhe të mos u japësh meritën e duhur gjyshërve e stërgjyshërve tanë – që ruajtën gjuhën, tokën dhe fjetën në tokë me jastëk gurin – është një problem i madh moral. Kur erdhi koha për të luftuar për veten dhe për këtë tokë, u ngritën malësorët si Idriz Seferi dhe Ali Shkupi (i cili kishte qenë shok klase me Mustafa Qemal Ataturkun). Pra, ishin keto malesore qe luftonin per te ndertuar shtetin e tyre.

MARKETINGU I SOTEM KOMBETAR DHE FETAR

Sot po mungon autenticiteti si ne fe dhe ne komb. Pra e kemi rastin brutal te Kines per nje kohe te shkurte eshte fuqi e madhe globale ekonomike dhe teknologjike fale diciplines, punes se madhe dhe produktivitetit te larte. Ky eshte potencial kombetar.

Fetaret ne anen tjeter aq e kane komplikuar fene , sa qe njeriu duhet me kry nje fakultet me kuptu. LLoj lloj rregulli qe nga gishtat e kembeve , te duarve e per cdo gje, mandej po sjellin edhe elemente e doke pa i ndare traditat nga mesazhi universal. Pra edhe dijetaret e medhenj e kane thene kete gje se formalizmi i tepruar e vret shpirtin e besimit. Pra nuk kane nje qender kontrolluese qe ve ne sherbim te kultivimit te forcave shpirterore dhe morale.

Pra keto kane deshtuar sepse : Kombi ka stagnim ne cdo sfere dhe Drejtuesit e Fese kane deshtuar sepse kurre me keq skane qene raportet ndernjerezore dhe ndertimi moral i njerezve.

Prinderit tone mbase me pak kane ditur por kane qene besimtar me te medhenj shume se keto fetaret e Facebookut, por kuptohet nje pjese bukur e madhe prej tyre kombin dhe fene e kane Biznes fitimprures, Te mos mendojne se populli ha bar dhe nuk i di.

Prandaj edhe Jezusi e predikoi fene e thjeshte : Dashurine aktive per fqiun, edhe Profeti Muhamed e predikoi : mos i bej keq tjetrit nese nuk e do ate te keqe per vete. Aty ku te jepet mundesia per te denuar trego meshire. Pra profetet e krijuan per popullin nje rruge me te thjeshte per te krijuar lidhje me Zotin. Sa me e sinqerte dhe e thjeshte kjo lidhje edhe njeriu eshte me i sinqerte. E cila ka nje element thelbesor sa me e zbutur egoja , aq me forte eshte besimi ne nivelin me te thelle psikologjik. Keto jane parime te fuqishme morale qe ndertojne moralin e nje populli.