Gjykimi për TNT”-në vazhdon më 11 nëntor

Për shkak të pengesave shëndetësore të prokurorit kompetent shtyhet debati kryesor i caktuar për sot për lëndën “TNT”, informojnë nga Gjykata penale Shkup.

Siç theksojnë, vazhdimi i ardhshëm i debatit kryesor është caktuar për të mërkurën, 11 nëntor, për kur janë thirrur palët.