Gjykatësit nga Gjykata Penale kanë dhuruar 575 mijë euro për Covid-19

Gjykata Penale njoftoi se 48 gjykatës kanë dhuruar gjithsej 575,000 euro në fondin e për menaxhim me virusin korona. Pesë gjykatës nuk pranuan ta jepnin një pjesë të pagës. Mesatarisht, të tjerët kanë dhënë 20 përqind të pagës ose 12 mijë denarë. Gjykata Penale kërkon që edhe të tjerët ta ndjekin veprimin e tyre dhe të dhurojnë të gjithë ata që kanë të ardhura mujore mbi 40 mijë denarë. Gjykatësit e Penales apelojnë që dhurime të tilla të bëjnë edhe avokatët, noterët, pronarët e bizneseve, drejtorët, redaktorët e mediave edhe atë me një pjesë të konsiderueshme të pagës siç kanë bërë ata vetë.