Gjykata vendos për këngëtaren e njohur turke, pasi bëri shaka për shkollat fetare

Gjykata turke ka vendosur në arrest shtëpie këngëtaren e muzikës pop, Gulsen Bayraktar Colakoglu.
Javën e kaluar ylli i popit, i njohur gjerësisht si Gulsen, u burgos në pritje të gjyqit me akuzat për “nxitje ose fyerje të publikut për urrejtje dhe armiqësi” pasi ajo bëri një shaka me shkollat ​​fetare në Turqi, shkruan CNN, trasmeton lajmi.net.

Të hënën, gjykata penale e Stambollit e liroi Gulsen me kusht që të mos largohej nga vendbanimi.

Akuzat duket se lidhen me një video që qarkulloi në mediat sociale nga një koncert i Gulsen në prill, kur ajo bënte shaka për një nga muzikantët.

Ai “u diplomua në Imam Hatip (shkolla fetare). Nga vjen ana e tij perverse,” tha ajo.

Gulsen e mohoi akuzën, duke thënë se ishte një shaka dhe u kërkoi falje atyre që ofenduan nga fjalët e saj.