Gjykata Themelore Prishtinë cakton një muaj paraburgim për Igor Markoviqin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj Igor Markoviq i dyshuar për kryerjen e pesë veprave penale.

Markoviq i dyshuar për bashkim për veprimtari kundërkushtetuese, rrezikim të personave nën mbrojtje ndërkombëtare, pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm, sulm ndaj personit zyrtar, si dhe mbajtje, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, transmeton Klankosova.tv.

Sipas Gjykatës, paraburgimi është vlerësuar si masë adekuate, pasi ekziston rreziku që i dyshuari, nëse lihet i lirë, të arratiset për t’iu shmangur përgjegjësisë penale.

Gjykata ka marrë parasysh edhe faktin se i dyshuari është shtetas i Serbisë, duke vlerësuar se ekziston rrezik real që ai të largohet dhe të bëhet i paarritshëm për organet e drejtësisë.

 

Njoftimi i plotë: