Gjykata Speciale cakton seancën e radhës për Salih Mustafën

Kështu është bërë e ditur në kalendarin e publikuar nga Specialja.

Ndër të tjerash theksohet se duke filluar nga ora 11:00 do të zhvillohet konferenca e radhës për ecurinë e çështjes që lidhet me Mustafën, transmeton lajmi.net.

Salih Mustafa ishte i arrestuari i parë nga Gjykata Speciale, nën dyshimin kinse për krime të kryera gjatë luftës.

Më 28 shtator 2020, Mustafa nuk kishte pranuar të deklarohej për akuzat me të cilat ngarkohej, derisa më 28 tetor , ai u deklarua i pafajshëm për katër akuzat e ngritura ndaj tij nga Specialja.

Ndërsa më 23 nëntor 2020, Gjykata Speciale kishte marrë vendim për vazhdimin e paraburgimit ndaj Salih Mustafës.