Gjykata Themelore Penale në Shkup përballet me mungesë të madhe të stafit. Nga 628 vende pune të parashikuara, janë të plotësuara vetëm 208.
Mungesa është veçanërisht e theksuar te personeli teknik. Gjykata ka vetëm shtatë higjieniste dhe, për shkak të mungesës së stafit, në pastrimin e hapësirave ndihmojnë edhe gra të dënuara me burg.
Pavarësisht mungesës së kuadrit, numri i lëndëve të vjetra është ulur ndjeshëm gjatë vitit të fundit.





