Gjykata Kushtetuese nuk do ta kthej Kuvendin

Nuk ka kushte për të pranuar iniciativën e gjykatësit Dr. Osman Kadriu për të ngritur procedurë sipas detyrës zyrtare për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Vendimit për shpërndarjen e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut (“Gazeta Zyrtare e Republika e Maqedonisë të Veriut “Nr. 43/2020), kanë vendosur unanimisht gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese në mbledhjen e sotme të punës pas përfundimit të seancës XII të Gjykatës.

“Kjo është për arsye se në këtë çështje bëhet fjalë për punë të gjykuar, që do të thotë se Gjykata tashmë është prononcuar për kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e këtij vendimi të Kuvendit në lëndën U.nr.40 / 2020, në seancën e mbajtur më 8 dhe 15 prill 2020, ku me shumicë votash vendosi të mos fillojë procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së saj. Në të njëjtën kohë në debat u morën parasysh edhe rrethanat për nismën”, thonë nga Gjykata Kushtetuese.