Gjykata Kushtetuese me vendim: “Pucko Petrol” nuk mund të ndërtojë pompë benzine në Karposh

Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar vendimin për planin detal urbanistik për ndërtim të pompës së benzinës në komunën e Karposhti nga kompania “Pucko Petrol”, përcjell TV21. Me këtë vendim hapet rruga që “Pucko Petrol” të kërkojë miliona si dëmshpërblim, për shkak se ka blerë tokë për pompë të benzinës, në vend që tani nuk mund të ndërtojë.

“Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se PDU-ja është në kundërshtim me PGJU-në sepse parashikon ndërtimin e një pompe benzine, që është objekt me qëllim të klasës E, në një vend që është planifikuar për gjelbërim dhe ndërtim të objekteve me qëllim të klasës A dhe B, respektivisht objekte banimi dhe pjesërisht komerciale”, njoftoi Gjykata Kushtetuese.