Gjykata Kushtetuese ka hapur procedurë për nenin 2 të Ligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për sigurimin pensional dhe invalidor, i cili lidhet me rritjen lineare të pensioneve. Me ndryshimet, harmonizimi i rregullt mujor i pensioneve bazuar në rritjen e pagave dhe kostos së jetesës u zëvendësua me rritje lineare.
Në këtë fazë të procedurës, Gjykata ka shprehur dyshime se neni 2 i kontestuar mund të shkelë parimet kushtetuese të drejtësisë sociale, barazisë së qytetarëve, si dhe sigurisë juridike dhe pritshmërive legjitime si parime juridike.
Shtrohet pyetja nëse dispozita e kontestuar krijon diskriminim sipas shumës së pensionit – pra, pensionistët me stazh më të gjatë, pagesa më të larta në sistem dhe bazë më të lartë, tani marrin rritje më të vogël krahasuar me ata me pensione më të ulëta, thonë nga Gjykata Kushtetuese.
Me hapjen e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit të kontestuar, Gjykata do të shqyrtojë nëse zgjidhja ligjore është e arsyetuar dhe mjaftueshëm e balancuar./TV21




