Gjykata jep detaje për arrestimin e reperit Noizy

Ai është ndaluar nga Policia e Kosovës gjatë ditës së mërkurë, shkruan lajmi.net.

Reperi u arrestua pas një urdhëri nga gjykata, por sot gjatë ditës ai është liruar.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi për lajmi.net e ka konfirmuar arrestimin dhe lirimin e reperit.

Sipas zëdhënëses, reperi është ndaluar nën akuzën për lëndim të lehtë trupor si dhe me atë rastë ai ka paguar edhe gjobë prej 2000 mijë eurosh.

Reperi pas lirimit ka bërë edhe reagimin e tij në instagram, ku nuk ka vendosur të flasë, por vetëm përmes një fotoje ka sqaruar se është i lirë./Lajmi.net/