Gjykata e Lartë Administrative, në seancën e mbajtur më 6 nëntor 2025, miratoi Aktvendim me të cilin ankesën e partisë politike Levica kundër Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele është refuzuar si e pabazë. Me këtë u konfirmua Aktvendimi i miratuar më parë nga Gjykata Administrative, i cili hodhi poshtë propozimin e Levicës për anulimin e Udhëzimit për radiodifuzerët për zgjedhjet lokale 2025 të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele.
{Këtë Udhëzim, Аgjencia e miratoi për të sqaruar mënyrën e zbatimit të dispozitave të Kodit Zgjedhor mbi ndarjen e kohës për reklamim të paguar politik, ndarjen e kohës në lajme të Shërbimit publik radiodifuziv, prezantimin politik pa pagesë të kanalit të Kuvendit dhe sigurim të qasjes në përmbajtje gjatë procesit zgjedhor.
Gjykata e Lartë Administrative vlerësoi se aktvendimi i miratuar më parë nga Gjykata Administrative është i drejtë dhe i ligjshëm dhe nuk shkel ligjin në dëm të partisë politike Levica.
Me këtë, si dhe aktvendimet e mëparshme të Gjykatës Administrative dhe Gjykatës Themelore Civile, edhe njëherë u konfirmua se Agjencia vepron në përputhje me dispozitat ligjore dhe punon në mënyrë profesionale{, thuhet n njoftimin e ASHMAA-s.






