Gjuriq: Zgjidhja për Kosovën mund të kërkohet vetëm me respektimin e ligjit ndërkombëtar

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, deklaroi sot se qëndrimi i Serbisë është që një zgjidhje për çështjen e Kosovës mund të kërkohet vetëm me respektimin e ligjit ndërkombëtar.

Pas deklaratës së të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak se qëllimi i dialogut është të arrihet një marrëveshje juridikisht detyruese dhe se ajo duhet të harmonizohet me ligjin ndërkombëtar, ai deklaroi se qëndrimi i Serbisë është që një zgjidhje mund të kërkohet vetëm me respekt dhe të drejta ndërkombëtare, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.