Gjuriq: Prishtina po përpiqet që t’i pengojë bisedimet në Shtëpinë e Bardhë

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se Kosova është duke u përpjekur që t’i pengojë bisedimet Prishtinë-Beograd të caktuara për 2 shtator në Uashington.

Sipas tij kjo pengesë nga Prishtina po bëhet duke thënë se ‘bisedimet po bëhen për pavarësinë e Kosovës’, shkruan Tanjug.