Gjukanoviq: Qëllimi i ideatorëve të “Open Balkan”, zhdukja e Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Bosnjës e Malit Zi

Presdienti malazez, Milo Gjukanoviq ka thënë se kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviq do ta gjykojnë votuesit, gjykatat dhe historia nëse udhëheq politikë kundër interesave të Malit të Zi, ndërsa lidhur me integrimin, u shpreh se është logjike që Mali i Zi të jetë anëtari i parë i ardhshëm i BE-së.
Këtë Gjukanoviqi e tha për portalin vojvodinas “Autonomia” ku shtoi se Mali i Zi mori shansin për përparim në procesin e bisedimeve me BE-në që njëkohësisht është rrugë e anëtarësimit në BE.
“Është e natyrshme që Mali i Zi të jetë anëtari i parë i ardhshëm i BE-së pasi është shumë para kandidatëve tjerë dhe nuk ka dilemë se ka vite që ka harmonizuar politikën e saj të jashtme me atë të BE-së”, tha ai.
Nëse Mali i Zi do të shfrytëzojë mundësinë varet nga qeveria dhe organet tjera shtetërore. Alternativa e rrugës evropian dihet, kjo është thellimi i mbetjes prapa me nivelin e zhvillimit ekonomik edhe demokratik dhe trazirat në stabilitetin rajonal.
Gjukanoviqi tha se në Malin e Zi por edhe në fqinjësi ka të tillë që nuk e duan stabilitetin e Malit të Zi, shtetin qytetar dhe prosperues dhe anëtar të BE-së. Ai kritikoi qeverinë që me nënshkrimin e marrëveshjes me SPC “ata morën dhuratë nga ëndrrat, cilido që ishte motivi, do ketë përgjegjësi historike”, tha Gjukanoviqi.
Ai tha se ka shumëçka kontestuese në marrëveshje, mbi të gjitha shpejtësia e miratimit prap shpinës së opinionit, pastaj “gënjeshtra dhe falsifikimi historiografik i SPC si instrumenti më i lg i nacionalizmit serbo-madh dhe imperializmit rus në Ballkan, që përpiqet të ndihmoj vjedhjen e historisë malazeze”.
Shumë nene bien ndesh me vetë Kushtetutën “dhe të përsëris, të gjitha këto shkatërrime të Malit të Zi tenton të i legjitimoj qeveria e Malit të Zi”, tha Gjukanoviqi.
Shumë kontestues Gjukanoviqi e ka vlerësuar edhe projektin e Ballkanit të Hapur sepse është “skenar alternativ për ardhmërinë e Ballkanit jashtë BE-së “Kjo nuk na duhet, ne na duhet anëtarësimi në BE”, tha ai.
“Ata që nuk e shohin rajonin tonë në Evropë, nuk e shohin as demokracinë shumetnike në Ballkan. Atyre ju pëlqen ideja e ndryshimit të kufijve, hegjemonizmi etnik e fetar në kuadër të shteteve të rritura. Si zakonisht, çdo gjë tradicionalisht sillet nga pala serbe me ‘botën serbe’ dhe vazhdohet me automatizëm me çmenduri shtet-mëdha”, tha Gjukanoviqi.
Autorët e idesë së Ballkanit të Hapur kanë qëllim zhdukjen e Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës dhe Maqedonisë së veriut dhe kjo do përfundonte me “luftë dhe ndonjë gjenocid”.
Lidhur me deklaratën e Abazoviqit për vizitën “historike” në Beograd dhe freskimin e raporteve mes dy vendeve, Gjukanoviqi pyeti “si mund freskohen raportet që janë të kontaminuar për dy shekuj”.
Sipas Gjukanoviqit, Serbia për dy shekuj ka “rol hegjemones” në Ballkan që “qartë paketohet si shqetësim i Beogradit për rrezikimin e serbëve në rajon”.

Prof. Bursaç: Abazoviqi është aty ku është, që Mali Zit të mos hyje në Bashkimin Evropian
“Kush se ka të qartë deri sot se Dritan Abazoviqi për shkak të lidhjeve familjare, ekonomike, politike por edhe per shkak të lidhjeve ideologjike, paraqet vetëm një ekspozitur të partisë së Vuciqit (SNS). Ai ose nuk sheh ose po bëhet me zor i marrë, apo ndoshta edhe është ë tillë, se të tillë janë bërë shumë, se është bërë pjesë e projektit “Bota Serbe” (Srpski Svet). Dmth, qeveria e Abazoviqit po bënë gjithcka për ta larguar Malin e Zi nga Bashkimi Evropian (BE) dhe që ta anestezojë (mpijë) në NATO… Mos harroni se nga të gjitha gjërat që bëri, që kur u ul në karrigen e kryeministrit, ai së pari shkoi në Beograd tek kreu I Kishës Ortodokse Serbe. Mua personalisht nuk më intereson nëse ai ka shkuar për ta vizituar Klinikën e vëllait të tij, por mënyra se si iu përkul krerëve të Kishës Ortodokse në Beograd. Ky akt për mua është shumë më perfid sesa ai ish-kryeministrit të Malit të Zi Krivokapiq (me origjinë serbe). Kurse me marrëveshjen fundamentale , mos e largoni këtë nga mendja, Kisha Ortodokse serbe do të konfiskojë të gjithë pasurinë e tundshme dhe të patundshme që është trashigimi e Malit të Zi. Me këtë marrëveshje do të ndodh vjedhje e identitetit të Shën Jovanit, Vladimir Dukljanskit dhe gjithe Dukës. Mu për këtë duhet të mendojnë mirë intelektualërt malazezë dhe mendjet e ndritura. Të mos ndodh nesër, aty ku ka Kishë serbe, aty do të jenë sërbët e mëdhenj të shenjtë”, citohet të ketë thënë në një intervistë për gazetën “Pobjeda” të Podgoricës, profesori i Filozofisë dhe gazetari boshnjak Dragan Bursaç.
* Dragan Bursaç, profesor Filozofie dhe gazetar

A temeljnim ugovorom, nemojte to smetnuti sa uma, baš će Crkva Srbije konfiskovati pokretno i nepokretno nasljeđe Crnogoraca. Pa se nemojte čuditi ako se završi i okonča upravo ovim ugovorom, recimo, krađa identiteta Svetog Jovana Vladimira Dukljanskog ili cijele Duklje. E, o tome trebaju razmišljati crnogorski intelektualci i umne glave. Da ne bude – gdje je Srpska crkva, tu su i srpski velikaši i sveci.