Gjukanoviq: Mali i Zi dhe Kosova kanë marrëdhënie të shkëlqyera fqinjësore

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq i cili ndodhet për herë të parë në vizitë zyrtare në Kosovë tha se Mali i Zi dhe Kosova kanë marrëdhënie të shkëlqyera fqinjësore.

Ai në një konferencë të përbashkët për media me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani tha se Kosova ka raporte të shkëlqyera miqësore me Kosovës dhe besim të fortë reciprokë.

Presidenti malazez foli edhe për dialogun Kosovë-Serbi, për të cilën tha se Mali i Zi e mbështetë dialogun politik.

“Me vëmendje të veçantë po e përcjellim situatën… Mali i Zi e mbështetë dialogun politik mes Prishtinës dhe Beogradit dhe besojmë se vetëm dialogu politik mund të çojë tek një marrëveshje gjithëpërfshirëse”, tha ai.