Gjuha ‘zyrtare’ shqipe në praktikë!!!

Shkruan: Medai Shaholli

Çfarë u pa dhe çfarë nuk u tha në këto zgjedhje për zbatimin e gjuhës shqipe në praktikë?
Politikanët shqiptarë na thonë se gjuha shqipe në ‘drzhavën e dashur Severna’ zbatuaka sipas ligjit për gjuhët e pakicave në përdorimin e këtyre gjuhëve në publikimet zyrtare!

Kështu, gjuha shqipe ‘zyrtare dhe e barabartë’ gjen zbatim në publikimin e rezultateve në faqen zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, ku emërtimet e partive politike shqiptare shkruhen me alfabet cirilik, në sllavishten e Zajkos dhe jo me emërtime shqip ashtu siç e quajnë veten partiçkat tona.

Ky është ligji për gjuhët e pakicave që u garanton pakicave etnike në ‘drzhavën Severna’ përfshirë këtu dhe shqiptarët, përdorimin e gjuhëve të pakicave në institucionet komunale dhe ato shtetërore sipas rregullave të përcaktuara nga qeveria dhe kushtetuta.

Në faqen e Komisionit shtetëror Zgjedhor gjejmë publikimin e rezultateve edhe në gjuhën shqipe por ama emërtimet për partitë politike janë vetëm në gjuhën sllave ku thuhet DUI për BDI apo DPA për PDSH e shkelje të tjera.
Që të jetë turpi më i madh ato janë shkruar me alfabet cirilik.
Le të na thonë ahere partiçkat tona sesa është e barabartë ‘gjuha shqipe si gjuhë zyrtare’ dhe e barabartë me sllavishten e Zajkos në ‘Severnën’ tonë të dashur!

Asgjëkundi nëpër europë nuk gjejmë që emrat e partive nga etnitë e ndryshme në shtetet përkatëse t’i quajnë dhe ti regjistrojnë në gjuhën e shumicës por secili shqiptohet dhe shkruhet në gjuhën e tij.
Kjo është ‘drzhava’ jonë e dashur ‘Severna’ e cila mendon se ka plotësuar rregullat e demokracisë në emërtimin e subjekteve politike, në bazë të gjuhës etnike që duhet të gëzojë të drejtën e emërtimit çdo etni sipas gjuhës së tij dhe jo sipas gjuhës së shumicës së stisur në këtë rast ‘drzhavës Severna’.

Loja me barazinë dhe zyrtarizimin e gjuhës shqipe tashmë është një farsë dhe një denigrim pra shqiptarëve ku BDI nuk quhet zyrtarisht ashtu siç e thërrasin integristët partinë e tyre, por DUI siç e quan KSHZ-ja, qeveria, Ministria e Drejtësisë ku është regjistruar ajo si subjekt politik si dhe organe të tjera shtetërore ku ajo lexohet dhe quhet vetëm me emrin origjinal DUI.

Në emërtimet që unë i kam bërë subjekteve politike, DUI ka qënë emërtimi origjinal për këtë subjekt politik gjatë referimeve apo emërtimeve jo si epitet dhe nofkë, siç më thonë disa që i them sa herë që bie fjala, por si emërtim zyrtar pasi integristët për vete e quajnë veten si subjekt politik BDI, ndërsa për ‘drzhavën’ është DUI.