Gjuha shqipe në uniformat e njësitit “Tigrat”, Maksuti: Ligji e thotë qartë

Të gjitha unfiromat MPB-së por edhe e njësitve të saja duhet të jenë edhe në gjuhën shqipe ashtu siç e parasheh neni 8 i ligjit për përdorimin e gjuhëve, vlerëson profesori universitar Mersim Maskuti. Në një prononcim për KlanMaqedoni, Makusti thotë se njësistet e veçnata të MPB-së nuk janë krijuar për të vepruar në territore ku jetojnë popullsi të pastra etnike.

MERSIM MAKSUTI, PROFESOR UNIVERSITAR

“Njësia speciale do të shtrihet në gjithë territorin dhe nuk shtirhet vetëm në ato shqiptare. Çka është e keqe këtu do tiu bie qytetarëve të rmv ku do të shkoj kjo njësi që janë pastër maqedonas dhe në unfiroamt e tyre do të përdroej edhe gjuha shqipe…. Dhe një argument tjetër që dominion mbi të gjitha është se një e drejta e cila nuk është e kufizuar me ligj dmth nuk është e ndaluar. Dhe nisur nga ky koncept gjuha shqipe lirisht mund të përdoret në unifroamt e policisë.

E ndryshe mendon profesori universitar dhe ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese Trendafil Ivanov. Sipas tij uniformat e policisë dhe armatës duhet të jenë vetëm në gjuhën maqedonase dhe angleze.

TRENDAFIL IVANOV, PROFESOR

“Mendoj që uniformat e policisë dhe armatës duhet të jenë ashtu siç kanë qenë deri më tani. Duhet të jenë në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën angleze. Por njësitë tjera si për shëmbull njësia e zjarrfikësve që është në nivel lokal që nuk janë për të gjithë territorin e republikës aty është shumë normale të përdoret gjuha e cila flitet me mbi 20% të popullatës”.

Ndryshe dje Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski deklaroi se gjuha shqipe nuk do të qëndrojë në emblemat e njësitit “Tigrat”. Për këtë kërkuam qëndrim edhe nga zëvëndësi i tij Nazim Bushi i cili tha se është jasht shtetit dhe nuk mund të pronocohet.

NAZIM BUSHI ZËVËNDËSMINISTËR I MPB-SË

“Për momentin jam jasht shtetit, nga java e ardhshme mund të flasim në lidhje me këtë temë”.

Ka reaguar edhe opozita shqiptare Aleanca për shqiptarët. Nga atje thonë se Spasovski me deklaratën e tij kundër përdorimit të gjuhës shqipe në emblemat e njësitit “Tigrat” tregon ndalimin e pjesëmarrjes së shqiptarëve në këtë njësit.

ALEANCA PËR SHQIPTARËT

“Arsyetimet e llojit se qenkan në nivel qendror nuk mbajnë, sepse me këtë logjikë i bie se gjuhën shqipe do ta ndalojnë edhe në ministri, Kuvend e Qeveri. Vetë ministria ku bëjnë pjesë është më qendrore dhe më e lartë sesa njësiti “Тigrat”. Kujtojmë se ndryshimet e Ligjit për përdorimin e gjuhëve u bënë për ta ngritur gjuhën shqipe në organe qendrore dhe jo për ta lokalizuar edhe më shumë për përdorim në çajtore me çka mburret tani e dy dekada kryetari i partisë në pushtet, Ali Ahmeti”.

Pak ditë më parë Qeveria vendosi të miratoj dekretin për “uniformën dhe shenjat e uniformës së policisë”. Ndryshimet e dekretit do të hyjnë në fuqi ditën e tetë nga dita e publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe do të fillojë të zbatohet gjatë një viti nga dita e hyrjes në fuqi./KlanMacedonia