Gjoni: Nga Shqipëria po ikin qytetarët si nga Siria, shkaku i varfërisë dhe autokracisë

I menjëhershëm ka qenë reagimi i analistit politik dhe njohësit të mirë të rrjedhave politike në Ballkan Roland GJONI, pas Raportit “Kombet në ndryshim 2020 – Rënia e Fasadës Demokratike” nga Freedom House i cili e klasifikon Shqipërinë një komb me demokraci hibride, në rënie. Ja postimi i tij ne facebook:
“Thelbi i gjendjes aktuale te Shqiperise eshte rritja e autoritarizmit, mungesa e kontrollit dhe balancimit te pushteteve, venia e medias ne sherbim te qeverise, perqendrimi i pasurise ne pak njerez rreth Kryeministrit dhe mungesa e demokracise pjesemarrese ne vendimmarrjen rreth pasurive publike dhe burimeve natyrore. Keto jane disa nga arsyet themelore te uljes se besimit ne institucione, rritjes se varferise, pasivizimit politik dhe largimit masiv te qytetareve me ritme te ngjashme me Sirine dhe Afganistanin.
Mos u mashtroni me detaje rreth cilesise se tavanit dhe dyshemese se Teatrit Kombetar por me urgjencen e shembjes ne kohe pandemie dhe ne mes te nates, perfituesit e njohur dhe te panjohur nga shembja si dhe me metodat e perdorura per te shtypur zerin e protestes.
Keto jane tema per debat real mbi Shqiperine e 2020!”